Telegrafi

Sony shet 5.3 milionë njësi të PS4

Mirëpo, Sony gjithnjë ka qenë në kërkim të ndryshimit të kësaj pozite, dhe për këtë e ka lansuar gjeneratën e re të konsolës së saj, PS4.

Tani, Sony ka njoftuar se në muajin e kaluar, kompania ka shitur më shumë konsola sesa Microsoft me Xbox One.
Edhe në nivel të gjithë kontinentit evropian, PS4 është shitur më shumë se Xbox One.

Sony ka njoftuar se deri më sot ka arritur të shesë 5.3 milionë njësi të PS4. Dhe kjo shifër është arritur përkundër faktit se Sony ka qenë në mungesë të sasive të reja, në shtete të caktuara, të cilat edhe sot kanë kërkesë të madhe për PS4, por nuk mund ta shesin atë.

Në Japoni, më 22 shkurt, Sony do ta bëjë prezantimin zyrtar të PS4, dhe shitjet e konsolës pritet të rriten edhe më shumë. / Telegrafi /