Telegrafi

Sony shet 5.1 milionë telefona për tre muaj, 33% më pak se vitin paraprak

Sony ka publikuar rezultatet e saj financiare për TM4 2016, dhe gjërat nuk duken të mira sa i përket njësisë së telefonave mobil të kompanisë japoneze.

Rezultatet tregojnë se kompania ka dërguar një total prej 5.1 milionë telefonave Xperia në tremujorin e, katërt të vitit të kaluar, e cila është në rënie me rreth 33% në krahasim me numrin e njësive të cilat kompania i ka dërguar në të njëjtin tremujor të vitit 2015.

Shitjet e kompanisë në anën tjetër kanë shënuar një rënie prej 35%, ndërsa shitjet e ulëta të kompanisë në Evropë llogariten si problemi kryesor për këtë gjendje të shitjeve që ka Sony.