Telegrafi

Sony shet 43.5 milionë njësi të PlayStation 4

Sony ka konfirmuar këtë javë se ka shitur më shumë se 43.5 milionë njësi të PlayStation 4 dhe ka parë një rritje në shitje të lojërave të saja me 14.5 për qind.

Të ardhurat nga PlayStation Network përbëjnë 46 për qind të shitjeve të këtij segmenti, nga 38 për qind sa ishte një vit më parë, për shumën e përgjithshme prej  425 milionë dollarë.

Edhepse të hyrat e kompanisë Sony kanë rënë për 10.8 për qind në 15.7 miliardë dollar, të hyrat neto të kompanisë mbesin në 205 milionë dollarë.