Telegrafi

Sony shet 4.2 milionë njësi të PlayStation 4

Gjatë prezantimit të kompanisë Sony në CES 2014, drejtori i Sony tha se numri i konsolave të shitura u rrit në gati 4.2 milion njësi, dhe se këta numra janë deri më 28 dhjetor 2013.

Këto shifra vijnë si përgjigje e menjëhershme ndaj Microsoft, e cila njoftoi se ka arritur të shesë mbi 3 milionë njësi të Xbox One, për ta bërë konsolën e re – PlayStation 4, më të shiturën deri më sot.

Këto shifra të shitjeve të PS4 janë të mahnitshme, pasi që të njëjtat pothuajse u dyfishuan për një muaj. Popullariteti i PlayStation 4 pritet të rritet edhe më tej, kur dihet se disa titra të ri dhe shumë tërheqës janë duke u shtuar në konsolën e re të kompanisë japoneze. / Telegrafi /