Telegrafi

Sony së shpejti edhe me Xperia Z1 Mini?

Sony Xperia Z1 Mini thuhet se do të vijë me Android 4.2.2 Jelly Bean, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç në formatin HD si dhe rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve.

Procesori i Xperia Z1 Mini thuhet se do të jetë e njëjtë, pasi që edhe versioni minimal i telefonit do të posedojë procesorin quad core 2.2Ghz Snapdragon 800 sikurse Xperia Z1, bashkë me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Gjithashtu është thënë se Xperia Z1 Mini gjithashtu do të vijë me 20.7 mega-piksel me sensorin Sony Exmor RS, ndërsa telefoni poashtu do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Thashethemet më të reja thonë se lansimi i Xperia Z1 Mini do të prezantohet zyrtarisht në ngjarjen e famshme të teknologjisë, CES 2014, e cila mbahet në janar. / Telegrafi /