Telegrafi

Sony: PS4 do të shitet më shumë se PS3!

Kompania Sony beson se PlayStation 4 do t’i tejkalojë shitjet e PS3. Duke folur për MCV, Andrew House nga kompania Sony tha se ai beson se konsola PS4 do të shitet më shumë sesa PS3, edhe pse ai nuk deklaroi se sa kohë ai mendonte se do të marrë derisa kjo gjë të arrihet. PS4 ka pasur një start të mrekullueshëm, pasi që ka arritur në 1 milion njësi të shitura në 24 orët e para, pas lansimit zyrtar.

Shifrat e fundit nga Sony tregojnë se më shumë se 2.1 milionë njësi të PS4 janë shitur deri tani. House mendon se çelësi i këtij suksesi do të jetë çmimi i ulët i konsolës. / Telegrafi /