Shumica e prodhuesve të telefonave të mençur Android kanë prezantuar telefonat e tyre më të mirë kë të vit.
Një prej atyre që një gjë të tillë akoma nuk e ka bërë është gjiganti japonez Sony, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, një gjë e tillë do të ndodhë shpejtë, pasi kompania ka njoftuar se do ta prezantojë telefonin e saj më të mirë.
Gjigant teknologjik ka bërë të ditur se Sony Xperia 5 V, do të prezantohet të premten më 1 shtator në ora 16:00.
Kjo ngjarje e madhe do të transmetohet përmes kanalit zyrtar të Sony në YouTube.
Sony Xperia 5 V launching on 1 September, 2023 pic.twitter.com/nJhmw8HpE9
— karthikk🎷 (@karthikk2022) August 27, 2023
Madje Sony ka publikuar një “teaser” të shkurtër, ku lavdërohet me kamerat e telefonit që shkrepin fotografi me cilësi të lartë qoftë ditën ashtu dhe natën.
Përveq kësaj, Sony nuk ka dhënë detaje konkrete për këtë pajisje të shumëpërfolur.
Sony Xperia 5 V, me numrin e modelit XQ-DE54, u shfaq në Geekbench.
Aty u zbulua se kjo pajisje do të vihet në funksion nga procesori Qualcomm Snapdragon 8 Gen 2, që do të ketë 8 GB RAM.
Natyrisht pritet që në ofertën e Sony të jetë edhe ai me 16 GB RAM, në versionin më të fuqishëm të këtij telefoni.
Geekbench ka zbuluar që Sony Xperia 5 V do të vie me Android 13. Ky telefon i mençur arriti rezultate të mëdha që nga viti 2004. /Telegrafi/