Telegrafi

Sony prezanton Xperia S

Sony Xperia S është modeli i parë i telefonit që do të promovohet në treg vetëm me markën Sony, pa shtesën e partnerit të saj Ericsson, të cilin e ka blerë së fundmi, ndërsa telefoni posedon ekranin e ndjeshëm në prekje HD me diagonale prej 4.3 inç, me rezolucion 1280 x 720 piksel, plus Android 2.3 Gingerbread

Karakteristikat tjera të Sony Xperia S përfshijnë edhe procesorin dy bërthamësh me 1.5GHz, kamerën me 12 mega-piksel, sensorin Sony Exmor R dhe memorien 32GB. / Telegrafi /