Telegrafi

Sony prezanton Xperia E1 dhe T2 Ultra

Vizualisht, të dy modelet korrespondojnë me Xperia Z1 Compact dhe Xperia Z Ultra, vetëm se vijnë me ekranin pak më e vogël dhe specifika pak më të dobëta.

Xperia E1 ka ekranin prej 4-inç në 480×800 piksel, CPU 1.2GHz, 512MB RAM dhe 4GB memorie të brendshme. Ky model gjithashtu posedon dëgjueset me 100Db, të cilat ofrojnë zë të lartë dhe të mjaftueshëm sa "edhe një motor nuk do të mund ta ndërpresë muzikën tuaj," pretendon Sony.

T2 Ultra është model me specifika pak më të fuqishme, pasi që telefoni vjen me ekranin prej 6-inç, në 720p, procesorin quad-core Qualcomm Snapdragon CPU, 1GB RAM, kamerën e pasme me 13-megapiksel, 8GB memorie, dhe baterinë me 3.000 mAh.

Të dyja modelet, E1 dhe T2 Ultra janë në dispozicion në dy variante të mundshme, me një ose dy SIM kartela. / Telegrafi /