Telegrafi

Sony prezanton tabletët S1 dhe S2

Tabletët e rinj të Sony do të vijnë në dy stile të ndryshme, pasi që Sony S1 është i pajisur me ekranin e ndjeshëm në prekje me 9.4 inç, për të cilin prodhuesi thotë se është më efektiv gjatë përdorimit.

Ndërsa modeli tjetër i tabletit, Sony S2, posedon dy ekrane të cilat palohen, dhe secili prej tyre ka ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5.5 inç dhe rezolucion prej 1024 x 480.

Modelet e tabletëve S1 dhe S2 posedojnë procesorin Tegra 2 SoC, ndërsa të njëjtit mbështeten në sistemin operativ Android, përkatësisht versionin Honeycomb Android, i cili u dedikohet kompjuterëve tablet.

Të dy modelet vijnë me lidhje WiFi dhe WAN (3G/4G) si dhe përmbajnë ndërfaqen e personalizuar të Sony’t të quajtur  ” Quick and Smooth” dhe shfletuesin Swift. / Telegrafi /