Telegrafi

Sony prezanton modelin Xperia Sola

Sony Xperia Sola posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.7 inç Reality Display me Mobile BRAVIA Engine, ndërsa modeli i ri i telefonit mbështetet me Android 2.3 Gingerbread, ndërsa thuhet se i njëjti do të pajiset me Android 4.0 ICS.

Karakteristikat tjera të Sony Xperia Sola përfshijnë procesorin me dy bërthama 1GHz, plus XLOUD dhe 3D zërim, ndërsa pajisja mbështet edhe pagesat mobile me NFC, si dhe teknologjinë e kompanisë të njohur si use Sony Smart Tag. / Telegrafi /