Telegrafi

Sony prezanton modelin Xperia M

Sony Xperia M do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç në FWVGA, në rezolucion prej 854 x 480 pikselëve, ndërsa pajisja mbështetet në procesorin dual core Qualcomm Snapdragon S4, i cili vjen me 1GB RAM.

Xperia M gjithashtu vjen me 4GB memorie të brendshme, si dhe portin për microSD card e cila mund ta rris memorien deri në 64GB, kamerën VGA për video thirrje, si dhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel me sensorin Sony Exmor RS e cila mund të incizojë video në 720p. Telefoni vjen me Android 4.1 Jelly Bean si dhe opsionet NFC, HSPA+ dhe Bluetooth 4.0. / Telegrafi /