Telegrafi

Sony “prezanton” modelin e ri Xperia Z1 Mini

Në faqen e kompanisë Sony është paraqitur një pamje e modelit zyrtar Sony Xperia Z1s apo Z1 Mini, i cili besohet se është versioni ndërkombëtar i modelit Xperia Z1f, i cili në Japoni është lansuar në operatorin NTT DoCoMo.

Lajmi i fundit i cili është bërë i ditur për Sony Xperia Z1s, ishte pohimi se ky model i telefonit do të debutonte në treg më 12 nëntor, ndërsa publikimi në faqen e Sony është bërë sot, më 11 nëntor.

Sony Xperia Z1s pritet të sjell karakteristika të ngjashme sikurse modeli Z1f, ndërsa ky i fundit vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.3 inç në formatin HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve.

Sony Xperia Z1s do të ofrojë edhe procesorin quad core Qualcomm Snapdragon 800 me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Kamera e këtij modeli do të jetë me 2 mega-piksel në Sony Exmor R, dhe kamera tjetër e pasme me 20 mega-piksel Sony Exmor RS, e cila shërben për foto dhe video të cilësisë së lartë. Bateria e Xperia Z1s thuhet se do të jetë 2,300 mAh, ndërsa detajet tjera pritet të zbulohen në ditët në vijim, nëse jo nesër gjatë ditës. / Telegrafi /