Telegrafi

Sony prezanton modelin e ri – Xperia Z Ultra

Xperia Z Ultra pritet të jetë telefon i mençur i cili është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, ndërsa ky model do të sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me 6.4 inç full HD Triluminos me 1920 x 1080 piksel.

Sony Xperia Z Ultra mbështetet nga procesori quad core Qualcomm Snapdragon 800 me shpejtësi prej 2.2GHz, ndërsa telefoni bazohet në Android 4.2 Jelly Bean.

Karakteristikat tjera të Sony Xperia Z Ultra përfshijnë edhe 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, kartelën microSD, plus baterinë me 3,000 mAh. Kamera e pasme e këtij telefoni është 8 mega-piksel. / Telegrafi /