Telegrafi

Sony prezanton librin elektronik

Bëhet fjalë për një tablet me ekran 6-inch me prekje të shumëfishtë me rezolucion 800 x 600, me memorje të integruar deri në 16 GB me mundësi rritje përmes kartës mikro SD, pa ngjyra dhe me opsionin për kërkim në motorrin Google dhe Wikipedia. Ky model peshon 200 gram.

Çmimi i këtij libri elektronik i Sony është 240 $. /Telegrafi/