Sony në bashkëpunim me Honda-n po përgatitet të lansojë automjetin e saj elektrik AFEELA i cili pritet të dalë në treg në vitin 2026.
Në konferencën e sivjetshme të CES, CEO i Sony Honda Mobility, Yasuhide Mizuno i bëri një prezantim pak më interesant automjetit në ardhje.
Ai e filloi konferencën e prezantimit të automjetit, duke e sjellë makinën në skenë me një konzolë të PS5.
Por, mos u emociononi shumë – ai tha se kjo ishte “vetëm për ekspozim në skenë”.
Megjithatë, ajo që tregon demonstrimi është se makinat po përcaktohen më shumë nga softueri, se sa nga hardueri.
Kjo pasi softueri ka kontroll të thellë të funksioneve të automjetit dhe përditësimet nga distanca mund të ndryshojnë disa karakteristika të përvojës së makinës dhe mund të përmirësojnë automjetet me kalimin e kohës. /Telegrafi/