Telegrafi

Sony PlayStation TV vjen edhe në Evropë

Sony PlayStation TV do të shitet për 99 euro në Evropë dhe 99 dollarë në SHBA. Funksioni kryesor i pajisjes do të jetë mundësimi i transmetimit të lojërave të konsolës PS4 në çdo televizor në shtëpinë tuaj.

PlayStation TV do të shitet si pajisje e veçantë apo edhe e kombinuar me kontrollorët DualShock, me 8GB dhe kabllor HDMI.

Pajisja gjithashtu do të mundësojë luajtjen e lojërave të PS3 në PlayStation Noë dhe të ju mundësojë lëshimin e filmave, lojërave dhe përmbajtjes tjetër në TV. /Telegrafi /