Telegrafi

Sony PlayStation 4 debuton në SHBA, kushton 399 dollarë

Për ta shoqëruar lansimin zyrtar të PlayStation 4 në SHBA, Sony ka lëshuar edhe një prezantim të konsolës së saj të re, i cili ofron një paraqitje të shkurtër për lojrat, dizajnin dhe stilin e konsolës, bashkë me një numër të karakteristikave të saj kyçe.

Sony PlayStation 4 do të jetë e pajisur me procesorin 8-core të AMD Jaguar, 8GB GDDR5 RAM si dhe gjeneratën e re të grafikave AMD Radeon, për t’i mbështetur grafikat e lojës.

Karakteristikat tjera të PlayStation 4 përfshijnë edhe 500GB memorie të brendshme, 2 porte për USB 3.0, dhe një port për AUX, ndërsa konsola posedon edhe lidhjen për Wi-Fi, Bluetooth 2.1+EDR, dhe HDMI. PlayStation 4 posedon edhe kamerën me 1280 x 800 piksel me (x2) “pixel capture” në 60fps.

Gjenerata e re e konsolës PlayStation 4 do të vijë në Evropë më 29 nëntor, dhe do të shitet për 399 euro, ose 349 funta në Mbretërinë e Bashkuar. / Telegrafi /