Telegrafi

Sony PlayStation 3D, në shitje gjatë dhjetorit?

Tani, siç është paralajmëruar gjatë ditëve të fundit, duket se Sony 3D PlayStation ka një datë të lansimit në treg, dhe se ajo do të jetë dikur gjatë muajit dhjetor të këtij viti.

Në Amazon, Sony PlayStation 3D është paraqitur me datë të lansimit saktësisht më 31 dhjetor 2011, edhe pse ende nuk dihet nëse kjo datë do të jetë ajo zyrtare, kur Sony do të debutojë me monitorin e saj 3D.

Për të gjithë ata që kanë harruar, Sony PlayStation 3D është një monitor me 24 inç me teknologji 3D, i cili shfaq lojërat në rezolucion Full HD me 1080p, ndërsa i njëjti mund të ndahet në dysh për dy persona që luajnë një lojë të caktuar.

Nëse mbetet kjo datë e lansimit, atëherë monitori i ri i Sony’t do të dalë në shitje për një çmim prej 499 dollarësh. / Telegrafi /