Telegrafi

Sony PlayStation 3 me dy modele të reja

PlayStation 3 i riu, do të dal në shitje më 25 shtator në Amerikë, në dy modele, njëri me 250GB hard drive, dhe i dyti me 500GB.

Modeli i parë thuhet të ketë çmim prej 269.99 dollar dhe vjen së bashku me lojën UNCHARTED 3: Drake’s Deception si dhe një kuponë në vlerë prej 30 dollar, përmbajtje digjitale për DUST 514.

Ndërsa, model i dytë (500gb), do të dal në shitje në tetor si edicion i limituar dhe vjen bashkë me lojën Assassin’s Creed III.

Më shumë informata, mund të gjeni online, në blogun e PlayStation. /Telegrafi/