Telegrafi

Sony përgatit Xperia Arc HD?

Ndërsa kompania është duke kaluar në një periudhë transitore, me blerjen e fundit të partnerit të saj Ericsson, si dhe kthimit të ngadalshëm të profitit, ka vendosur gjithashtu që ta lansojë një model të ri të telefonit të avancuar. 

Më saktë, Sony do të lansojë një model të ri në kuadër të linjës Xperia, përkatësisht modelin Xperia Arc HD, i cili do të ketë procesor dy-bërthamor, ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, si dhe rezolucion prej 720p. 

Për më shumë, në disa pamje të publikuara deri më tani, supozohet se Xperia Arc HD do të posedojë kapacitet prej 1.5GHz, 16GB RAM, si dhe një kamerë të jashtëzakonshme prej 12 mega-piksel, Exmor R. / Telegrafi /