Telegrafi

Sony përgatit një model të avancuar në serinë Xperia

Pajisja quhet Sony Lavender, e cila sipas analizave duket që është paisja e cila ka munguar në serinë e telefonave të kompanisë.

Falë @Upleaks në Twitter, tani kemi pamjet e një pajisje të panjohur e cila quhet Sony Lavender, e për të cilën thuhet se do të jetë pjesë e serisë Xperia.

Sipas fotove të nxjerra nga ky profil shihet se produkti i ri nga Sony do të ketë kamerë me thjerrzë LED.

Sipas thashethemeve të mëhershme, thuhet se Lavender do të ketë ekran 1080 piksel, Android Lollipop dhe procesor 64bit MediaTek. (Telegrafi)