Telegrafi

Sony përgatit model të telefonit në Windows Phone

Ndërsa tani sipas një raporti të ri të publikuar thuhet se përveç Nokia-së dhe kompanive tjera të cilat tashmë kanë modele të telefonave në Windows, do të jetë edhe kompania Sony e cila do të krijojë një model të ri të bazuar në sistemin operativ, Windows, përkatësisht versionin e ri të saj – Windows Phone 8.

Sipas The Information thuhet se Sony është duke e konsideruar mundësinë e prodhimit të Windows Phone gjatë vitit 2014.

Duke e ditur popullaritetin e markës Sony, besohet se popullariteti i Windows Phone do të vazhdojë të rritet edhe gjatë këtij viti. / Telegrafi /