Telegrafi

Sony përgatit fabletin masiv?

Sipas Android Central thuhet se format për para-porosinë e fabletit tashmë janë parë në disa pika të shitjes me pakicë, të cilat sugjerojnë se telefoni i ri i mençur i kompanisë do të jetë modeli Xperia Z Ultra, i cili në treg do të paraqitet më 12 shtator.

Xperia Z Ultra me sa duket është një tentim i radhës për të konkurruar me Samsung, përmes krijimit të një telefoni gjigant, apo thënë ndryshe një fableti masiv.

Më tej thuhet se Xperia Z Ultra do ta ketë ekranin e madh prej 6.44 inç, ndërsa procesori i pajisjes do të jetë 2.2GHz quad core Snapdragon 800, me 2GB RAM, dhe 16GB memorie të brendshme. Kamera e pasme e fabletit të ri nga Sony besohet se do të jetë me 8 mega-piksel. / Telegrafi /