Telegrafi

Sony përballet me kërkesë të jashtëzakonshme për Xperia Z2

Prodhuesi i njohur japonez ka thënë se është duke punuar pa pushim për ti maksimizuar nivelet e stokit për telefonin e saj të ri me mundësinë e incizimit në 4K, i cili është gjithashtu rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Mirëpo, në njoftimin e saj Sony gjithashtu ka thënë se shitjet me pakicë të Xperia Z2 do të shtyhen deri më 1 maj 2014. Fillimisht ishte planifikuar që shitjet e Xperia Z2 të fillojnë kah mesi i muajit maj.

Xperia Z2 do të jetë në dispozicion gjatë muajit prill, mirëpo dërgimi i telefonave të para-porositur do të shtyhet, për shkak të kërkesës së madhe” ka thënë njëri prej zëdhënsëve të kompanisë Sony. / Telegrafi /