Telegrafi

Sony pas një viti do të ndalojë shitjen e disketave

Në fillim të këtij viti Sony ndaloi së shituri disketat në shumicën e dyqaneve ndërkombëtarë për shkak të kërkesës së zbehur dhe konkurrencës nga formatet e tjerë të ruajtjes.

Vdekja e ngadaltë e disketës apo “floppy disk” filloi në vitit 1998, kur Apple vendosi të mos përfshinte fole diskete në kompjuterin e tij iMac G3.

Që prej atëherë firma të ndryshme ndaluan së mbështeturi disketat, përfshirë gjigandin e kompjuterëve Dell në 2003.

Dyqani kompjuterik PC World ndaloi së shituri ato në 2007. Pavarësisht, Sony vazhdoi të shiste disketa, dhe vazhdon t’i transportojë ato në miliona.

Tani, firma – e cila pretendon se ka prodhuar disketat e para 3.5 inç (9 cm) në 1981 – ka vendosur të ndalojë shitjet përfundimisht e përballur nga konkurrenca e ruajtjes “në-linjë” dhe memorieve portative USB.