Site icon Telegrafi

Sony paralajmëron tabletin Xperia Z për të sfiduar Apple, Samsung

Sipas njoftimeve të fundit të kompanisë thuhet se të gjitha përgatitjet janë bërë që Sony ta lansojë një model të ri të tabletit, me të cilin synohet që të joshen klientët e rivalëve të fuqishëm, si Apple dhe Samsung.

Sony Xperia Tablet Z do të jetë një model i hollë i tabletit më 6.9 milimetra, i cili peshon 495 gramë dhe ka një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 10.1 inç, thuhet në njoftimin e kompanisë Sony.

Xperia Z, e cila do të jetë një pajisje mobile rezistente ndaj ujit, fillimisht pritet të debutojë në Japoni gjatë muajit mars dhe më pas të përcjellet edhe në vendet tjera. Çmimi i tabletit nuk është përcaktuar, ende. / Telegrafi /
 

Exit mobile version