Telegrafi

Sony – pa plane për Windows Phone

Mirëpo, në një bisedë për PhoneArena udhëheqësi i marketingut të Sonyt për Xperia, Stephen Sneeden, tha se i tërë ky tregim nuk ka kurrfarë baze. Edhe pse kompania është duke punuar me Microsoftin në një produkt i cili do të jetë i bazuar në Windows Phone, nuk kanë kurrfarë plane konkrete që ta paraqesin atë në treg, së paku jo në një të ardhme të afërt.

Për më shumë, sipas të gjitha gjasave, Sony synon të pres dhe të shoh se si do të kalojnë WP pajisjet nga Nokia dhe HTC para se të vendos edhe vet për një smartphone me SO nga Microsofti. Arsyeja për këtë sipas të gjitha gjasave është situata jo dhe aq e mirë financiare për të cilën madje edhe vet drejtori i ri i Sonyt tha se është në “probleme serioze”. /Telegrafi/