Në këtë paketë përfshihen pesë lojra të PS3: Little Big Planet, Infamous, Wipeout, Ratchet e Clank dhe Dead Nation, nga të cilat përdoruesit mund të shkarkojnë dy prej tyre. Gjithashtu pjesë e ofertës është edhe abonimi pa pagesë për një muaj i shërbimeve të Sony.
Por, në blogun e kësaj kompanie në faqen zyrtare në internet, shumë lojtarë e kanë cilësuar si zhgënjyesë këtë paketë, pasi lojrat e ofruara falas janë shumë të vjetra./Telegrafi/