Telegrafi

Sony nxjerr në treg hard diskun e parë të jashtëm

Bëhet fjalë për një prototip të ri, shumë i hollë, me një dizajn fantastik dhe me një memorje 500 GB. Ky model ka portë USB-je 3.0, për trasferim të shpejtë të materialeve. Hard disku i Sony është i përshtatshëm për televizorin Sony Bravia, ku përmes kabullit të USB-së mund të regjistrohen materiale HD.

Kjo arkivë portative pritet të dalë brenda këtij muaji, e menjëherë me të do të njoftohet edhe kostoja e tij. /Telegrafi/