Telegrafi

Sony: Nuk na ka mbetur as edhe një PS4 në treg!

Sony ka njoftuar se tashmë nuk e ka as edhe një konsolë të serisë së re PS4 në shitje, pasi që e tërë sasia është blerë nga përdoruesit e saj të cilët për një kohë të gjatë e kanë pritur lansimin e saj zyrtar.

Megjithatë, Sony ka thënë se do të ketë furnizime të reja të PS4 në dispozicion për shitje, së shpejti. Dihet se Sony ka titra të lojrave të cilat dëshirohen të luhen nga të gjithë.

Për më shumë, kompania ka thënë se bashkë me sasinë e re të PS4 do të sjell edhe qindra titra të rinj të lojrave. / Telegrafi /