Telegrafi

Sony në humbje

Për ndryshim nga vlerësimet e mëparshme për të hyrat prej 769 milion dollarë gjatë çerekut të tretë të vitit fiskal, Sony tani parashikon humbje dhe atë në nivel prej 1.2 miliard dollarë.

Jeni i fuqishëm, vërshimet në Tajlandë dhe shitja e dobët e televizorëve, janë shkaqet e humbjeve, thonë në kompani. As incidenti me sulmet e hakerëve kah fillimi i vitit, me siguri se nuk i ka sjellë asgjë të mirë Sonyt.

Sony nuk është kompania e vetme japoneze që pati afarizëm të keq gjatë këtij viti, në listën e njëjtë ndodhen Panasonic dhe Nintendo, por edhe kompanitë Honda dhe Nemura, shkruan Reuters.

Analistët mendojnë se këtu bëhet fjalë për diçka më të madhe, jo vetëm për pasojat e vërshimeve.

“Tajlanda është vetëm problemi i fundit i cili është paraqitur për Sony i cili po mundohet të zbuloj një hit produkt të ri siç ishte Walkmani. Për sa i përket biznesit me TV-të, situata është e ngjashme si me Panasonic – duhet mbaruar rezerva të mëdha për të mbetur konkurrent, por pa garanci se kjo do të ketë sukses”, thuhet në raportin e Reutersit të cilin mund ta lexoni këtu. /Telegrafi/