Site icon Telegrafi

Sony më në fund zbulon dizajnin e PlayStation VR2

Sony më në fund ka zbuluar dizajnin e kufjeve të PlayStation VR2, pasi e njoftoi atë në shkurt të vitit 2021, tregoi kontrollorët marsin e kaluar dhe konfirmoi se do të quhej PlayStation VR2 në muajin janar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dizajni i ri përmban një skemë të ngjashme ngjyrash bardh e zi si PlayStation 5 (kompania thotë se të dy produktet janë projektuar me njëra-tjetrën të menduara) dhe derisa përmban të njëjtin dizajn të gjerë si PS VR origjinale, modeli i ri sjell gjithashtu disa përmirësime, duke përfshirë një dizajn të ri të ventilimit dhe një reduktim të lehtë në peshë.

Kanë kaluar më shumë se pesë vjet që kur doli PSVR origjinale, dhe padyshim që pritet të përmirësohet. Derisa mund ta përdorni me PS5, duhet ta përdorni një përshtatës special dhe përvoja është padyshim e gjeneratës së fundit.

Sony ka bërë lëvizje të tjera VR që ishin të sikletshme pa një kufje të përditësuar për ta përdorur me PS5, si dhënia falas e lojërave VR për anëtarët e PlayStatio Plus. /Telegrafi/

Exit mobile version