Përpjekjet e kompanisë Sony nuk kanë qenë kurrë të suksesshme dhe megjithëse gjërat po bëhen gjithnjë e më të vështira për kompaninë, nuk ka ndaluar hedhjen e parave në biznes.
Vitin e kaluar, ata lansuan telefonat kryesorë XZ2 dhe XZ3 brenda pak muajve, ndoshta si një përpjekje për t’i kushtuar më shumë vëmendje pajisjeve të të tyre.
Tani, megjithatë, Sony mund të jetë gati të pranojë se nuk mund të konkurrojë me rivalët si Samsung apo Huawei, sipas një raporti nga Nikkei.
Sony nuk do të tërhiqet plotësisht nga biznesi i telefonave, por do të zvogëlojë fuqinë punëtore prej 50%, duke e lënë atë me vetëm 2.000 të punësuar. Disa nga punëtorët mund të drejtohen në divizionet e tjera të kompanisë.
Sony nuk ishte kurrë një lider në shitjet e telefonave por kompania ka kaluar nga një pjesë e tregut prej 3% në 2010 në më pak se 1% sot, pasi konkurrenca është rritur jashtëzakonisht ashpër midis lojtarëve më të mëdhenj, përcjell Telegrafi.
Tregu i telefonave është ngopur kryesisht me oferta nga Samsung, Huawei dhe Apple, dhe gara për 5G e lë kompaninë në një situatë edhe më të vështirë, ku do të ishte shumë e vështirë të konkurrohej me terma të njëjtë.
Ndërsa raporti mbetet i pakonfirmuar, nuk do të ishte e habitshme që kompania të merrte një hap të ngjashëm me telefonat e tyre. /Telegrafi/