Site icon Telegrafi

Sony mund të jetë duke zhvilluar një telefon Xperia me 6 kamera

Nokia, së fundi prodhoi Nokia 9 PureView, i cili ka pesë lente kamerash. Por me siguri ndonjë telefon me më shumë se pesë lente do të ishte fantazi e plotë?

Jo sipas thashethemeve, që tani pohojnë se Sony është duke bërë një telefon Xperia të mahnitshëm me gjashtë lente të pasme.

Ka pak për të raportuar rreth dizajnit ose specifikave të propozuara të pajisjes së re Xperia të Sony, por ajo që dimë është e përqëndruar në sistemin e kamerës.

I vetmi lajm që kemi në lidhje me këtë telefon vjen nga lajmëtari Max J. (@Samsung_News_).

Postimi i tij në Twitter tregon një pajisje me një sistem kamerash jashtëzakonisht të fortë dhe të gjithanshëm, si në pjesën e përparme ashtu edhe në pjesën e prapme të telefonit.

Është e rëndësishme të theksohet se vetë dizajni nuk është i bazuar në ndonjë rrjedhje apo thashetheme – ky dizajn bazohet thjesht në imagjinatën e lajmëruesit.

Sidoqoftë, nëse kjo është ajo që Sony synon, atëherë duket mjaft mbresëlënëse.

Ka lente kryesore me 48 megapiksel, një lente 20 megapiksel, një lente 16 megapiksel, një lente me 8 megapiksel dhe një 12 megapiksel.

Përfundimisht, ka edhe një sensor diodë 0.5-megapiksel për të matur distancat, duke lejuar përdorimin më të saktë të paqëndrueshmërisë së ‘bokeh’ në imazhe të modalitetit të portretit.

Me pak informacion shtesë, presim që të kaloj mjaft kohë derisa ky telefon të lansohet – nëse do të lansohet me të vërtetë. /Telegrafi/

Exit mobile version