Telegrafi

Sony, me linjë të telefonave CyberShot dhe Walkman

Bazuar në këto raporte jo-zyrtare thuhet se Sony planifikon të integrojë teknologjitë e saj të famshme si CyberShot dhe Walkman në linjën e saj të re të pajisjeve mobile të cilat do të posedojnë ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç.
Pajisjet e reja të kompanisë Sony do të përfshijnë telefonin e mençur me ekran 5 inç, modelin Xperia Walkman, i cili do të ketë çipin i cili do ta bëjë pajisjen të funksionojë si përforcues special i zërit.
Secila prej këtyre pajisjeve do të posedojë performanca të avancuara, procesorin e shpejtë dhe versionin më të ri të sistemit operativ Android. / Telegrafi /