Në kapacitetin e saj të plotë, fabrika kishte prodhuar 18 milionë CD në muaj. Sipas të dhënave të kompanisë Nielsen SoundScan, në pjesën e parë të vitit 2009 shitja e muzikës në CD ka rënë për 18 për qind, e të hyrat nga shitja fizike e muzikës në nivel global ka rënë për 12.7 për qind krahasuar me një vit më herët. Në të njëjtën kohë, shitja e muzikës në format digjital ka shënuar rritje për 9.2 për qind krahasuar me një vit më parë, dhe dhjetëfish krahasuar me vitin 2004.
Çelësi në derë vihet më 31 mars, e pa punë mbesin 300 njerëz. /Telegrafi/