Telegrafi

Sony liron çmimin e PS3

Tani, Sony 16GB PS3 do të kushtojë 249 dollarë, ose 250 euro në Evropë, ndërsa aplikimi i çmimeve të reja fillon menjëherë. 

“Që nga lansimi i saj në vitin 2006, PS3 ka marrë një mbështetje të madhe nga fansat e saj, në mbarë botën, dhe shitjet e kanë tejkaluar objektivin e kompanisë për 50 milionë njësi. Kjo gjë ka ndodhur deri më 29 mars të këtij viti” thuhet në deklaratën e kompanisë Sony, e cila prodhon konsolën e famshme të lojërave. 

Nëse edhe ju jeni adhurues të konsolës PS3, dhe ende nuk e keni blerë një të tillë, a do ta konsideronit si opsion konsolën e fundit të Sony, pas lirimit të çmimit?