Telegrafi

Sony liron çmimin e lojërave digjitale të PS Vita

Sipas kompanisë, të gjitha lojërat digjitale të cilat blihen në SHBA ose Japoni do të shiten me 10 për qind lirim.

Ky hap tregon se Sony ka marrë leksion për mënyrën e shitjes së lojërave në treg, pasi që versionet e shitura me pakicë kanë sukses më të ngadalshëm sesa ato që shiten në mënyrë digjitale.

Zëdhënësi i kompanisë Sony ka thënë se “do të ketë një lirim për të gjitha lojërat e shkarkuara për konsolat e PS Vita. Detajet nuk mund ti zbulojmë, mirëpo shumë shpejtë kompania do të dal me një njoftim lidhur me këtë ndryshim në çmimin e lojërave për konsolën tonë”. / Telegrafi /