PlayStation 5 është prodhuar dhe zbuluar në treg tre vite më parë, kurse nga Sony thonë se për konzolën aktuale ekziston një numër i madh i videolojërave.
Kompania Sony ka filluar një fushatë para festave të fundvitit, në kuadër të asaj që thotë se PlayStation 5 ka më shumë se 2.500 videolojërave, transmeton Telegrafi.
Nga kjo kompani kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për gamën më të mirë të videolojërave në historinë e PlayStation.
Si duket e gjithë kjo mund ta shihni në videon e publikuar më poshtë nga PlayStation. /Telegrafi/