Gjiganti i pajisjeve elektronike e ka prezantuar konsolën e re – PS4, mirëpo përveç fotografive të lojërave të ndryshme, kompania ka zbuluar shumë pak për dizajnin e vetë konsolës.
Edhe pse ende nuk dihet se sa do të kushtojë, apo si do të duket, Sony ka konfirmuar se fillimi i shitjeve do të jetë gjatë festave të fundvitit.
Gjithashtu, kompania ka publikuar të dhënat e shitjeve për PS3, konsolë të cilën e ka shitur në 70 milionë kopje. / Telegrafi /