Kompania Sony ka lansuar një mini-kondicioner i cili mund të bartet brenda këmishës së një personi, ndërsa pajisja mund të përdoret edhe gjatë kohës kur gjendemi në ambientet e jashtme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Reon Pocket, e cila ka madhësinë e një kulete, peshon 85 gramë dhe mund të kontrollohet përmes një aplikacioni nga një telefon i avancuar.
Mbi të gjitha, kompania po shet bluza me porosi, të cilat janë të dizajnuara enkas për vendosjen e aplikacionit në pjesën e pasme të jakës së këmishës.
Bateria e kësaj pajisjeje mund të funksionojë për 90 minuta, megjithëse i duhen plot dy orë për t’u rimbushur, ajo përdoret gjatë motit me tempertura të larta dhe të ulëta.
Reon Pocket për momentin është në dispozicion në Japoni, ndërsa kompania nuk ka vendosur ende që ta lansojë atë në ndonjë treg tjetër. /Telegrafi/