Në padinë e saj Sony kërkon që Komisioni për Tregtinë Ndërkombëtare (ITU) t’i ndalojë LG-së shitjen e telefonave të kontestuar celularë në SHBA marrë parasysh se shkelin pronësinë e saj intelektuale.
Në mesin e pajisjeve të cilat supozohen se shkelin patentat e kompanisë Sony janë LG Lotus Elite, Neon, Remarq, Rumor 2 e Xenon. Patentat kontestuese përfshijnë teknologjitë për shfaqje të numrave telefonik, tastet për ridrejtim dhe transmetim të sinjalit.
Përfaqësuesit e LG-së nuk kanë dashur t’i komentojnë këto padi. /Telegrafi/