Telegrafi

Sony investon në gjeneratën e re të televizorëve

Në kohë të fundit pati mjaft supozime për të ardhmen e biznesit të televizorëve të Sonyt duke pasur parasysh se kompania ka kohë që po punon me humbje në këtë fushë. Por për momentin Sony nuk synon të heq dorë nga prodhimi i televizorëve, por e ndau këtë degë në tri pjesë, e sipas deklaratave të CEO-së kompania po investon edhe shumë mund në zhvillimin e televizorëve të gjeneratës së re.

Stringer gjithashtu foli edhe për supozimet për futjen e Apple në tregun e televizorëve, duke theksuar se nevojitet shumë kohë për kalimin në formën e re të televizorëve. /Telegrafi/