Telegrafi

Sony Interactive Entertainment blen markën kryesore të zhvillimit të teknologjisë audio – Audeze

Sony Interactive Entertainment LLC (SIE) njoftoi se ka arritur marrëveshje për të blerë Audeze, markë lidere në zhvillimin e teknologjisë audio dhe një prodhues i kufjeve premium të lojërave.

Blerja vetëm sa do të forcojë SIE-n të vazhdojë me inovacione kur bëhet fjalë për përvojën audio të lojërave PlayStation, transmeton Telegrafi.

Me seli në Santa Ana, Kaliforni, Audeze zhvillon kufje me çmimet për tregjet profesionale të audio dhe “gejming”.

Kufje Audeve përdorim teknologji të patentuar dhe “driver” magnetik që ofrojnë cilësi të jashtëzakonshme audio si për profesionistë, përfshirë inxhinierë zërimi në studio ku zhvillojnë videolojërat. /Telegrafi/