Telegrafi

Sony humb 1.3 miliardë funta nga njësia e telefonave mobil

Kompania japoneze tani është duke e parashikuar një humbje të thellë në vitin e saj financiar, që përfundon në mars të 2015.

"Kjo është hera e parë që ne nuk e kemi paguar dividentën, dhe ne si menaxhment kemi një përgjegjësi shumë të rëndë," ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Kazuo Hirai, duke shtuar se Sony do të synojë për të rifilluar shpërndarjen e dividentës, sa më shpejt të jetë e mundur.

Hirai tha Sony kishte për qëllim zgjerimin dhe ndarjen e njësisë së saj mobile, por tani është duke e rishikuar strategjinë e saj. Drejtori i kompanisë tha se Sony do t’i shkurtojë rreth 15% të stafit në njësinë e saj mobile, për vitin aktual fiskal.

Në korrik, Sony kishte planuifikuar që shitjet e telefonave të saj të mençur të arrinin në 50 milionë, ndërsa më pas i uli parashikimet e saj në 43 milionë, ndërsa ka arritur që të shesë 42 milionë njësi.

Hirai këmbëngul se njësia e saj mobile do të mbetet si një nga bizneset e saj kryesore, së bashku me lojërat dhe kamerat.
Megjithatë, kompania Sony thotë se tani do të fokusohet në më pak rajone gjeografike dhe në modelet e avancuara të telefonave mobil. (Telegrafi)