Site icon Telegrafi

Sony, fotoaparat 3G?

Kohëve të fundit jemi mësuar që telefonat celularë të përmbajnë kamera mjaft kualitative përmes të cilave u afrohen shumë aparateve fotografike, ashtu që nuk është e vështirë të kuptohet edhe koncepti i kundërt- fotoaparat i cili shfrytëzon çip 3G të ngjashëm si ato që i kanë telefonat.

Në praktikë, kjo nënkupton se fotografitë e bëra me fotoaparat do të mund të dërgohen në Facebook, e-mail ose të printohen, pa pasur nevojë për lidhje në rrjetin Wi-Fi. Por, aparati i tillë doemos duhet të ketë kartelën 3G.

Si do që të jetë, sipas blogut Gdgt, ende gjithçka është në nivel prototipi, ndërsa nuk dihet se kur do të dalë në treg ky model. /Telegrafi/

Exit mobile version