Telegrafi

Sony Ericsson Xperia Play 4G “zbarkon” në SHBA (foto)

Sony Ericsson Xperia Play 4G tani është në dispozicion për shitje për një çmim prej 49.99 dollarëve, pas një kontrate dy-vjeçare me operatorin amerikan AT&T, ose 399.99 dollarë pa kontratë me operatorin.

Ky model i telefonit të mençur posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, procesor 1GHz Snapdragon si dhe 512MB RAM.

Xperia Play 4G gjithashtu është i pajisur me Stealth Blue me AT&T, ndërsa i njëjti ka të kombinuara një spektër të gjerë të lojërave të cilat përfshijnë edhe titra të famshëm si Dungeon Defenders, Asphalt 6, Star Battalion dhe jo vetëm.

Më shumë informata lidhur me telefonin e ri nga kompania Sony, përkatësisht modelin Sony Ericsson Xperia Play 4G mund të gjenden në faqen zyrtare të AT&T. / Telegrafi /