Telegrafi

Sony Ericsson Xperia Arc del në prill?

Pronarët e rinj të modelit Sony Ericcson Xperia Arc do të mund ta përdorin sistemin e fundit operativ Android 2.3 Gingerbread, i cili përveç këtij versioni të Android do të ketë edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.2 inç, si dhe kamerën me 8.1 mega-piksel.

Kamera e Xperia Arc posedon edhe sensorin e kompanisë Sony, Emor R, ndërsa ky telefon ofron edhe mundësinë e incizimit të HD videove në kualitet 720p.

Ndërkaq, telefoni i mençur Arc përmban edhe 512 MB RAM si dhe mikroSD kartelën me 8GB.

Megjithatë, as O2 e as operatori tjetër 3, nuk kanë dhënë detaje se sa do të kushtojë ky model i telefonit të mençur, ndërsa mungojnë edhe detajet se si do të ofrohet ky telefon për përdoruesit që nuk lidhin kontrata me operatorët përkatës. / Telegrafi /