Telegrafi

Sony Ericsson sjell modelet Xperia Ray dhe Active

Më saktë, këto dy modele të reja të telefonave të mençur janë paralajmëruar në ngjarjen e CommunicAsia, ndërsa është thënë se të dy modelet e reja do të bazohen në versionin e fundit të sistemit operativ të Google, Android 2.3 Gingerbread.

I pari që do të vijë në treg është Sony Ericsson Xperia Ray, i cili përmban një ekran të ndjeshëm në prekje me 3,3 inç, rezolucion me 854 x 4780 piksel, dhe i cili gjithashtu vjen me një kamerë me 8 mega-piksel.

Ndërsa, modeli tjetër Sony Ericsson Xperia Active, posedon një ekran të ndjeshëm në prekje me 3 inç, me rezolucion prej 320 x 480 pikseleve, dhe është projektuar për të qenë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. / Telegrafi /